Peticioni për ndryshimin e Projektiligjit për Amnisti

Në kuadër të kundërshtimit të Projekligjit për Amnisti, një grup organizatash joqeveritare kanë iniciuar peticionin për ndryshimin e këtij projektligji. Përmes këtij peticioni synohet të shtohet presioni publik ndaj ligjvënësëve për ndryshimin e projektligjit në fjalë, i cili është paralajmëruar të shqyrtohet këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

KCSF përmes deklaratës për media një javë më parë ka shprehur brengën e thellë rreth përmbajtjes dhe mënyrës së procedimit së këtij projektligji. Kuvendi i Kosovës me kalimin e këtij projekligji do të legjitimonte shkeljet kushtetuese dhe ligjore, duke rrezikuar seriozisht interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ky Kuvend është i thirrur t’i përfaqësojë.

KCSF i bën thirrje qytetarëve për nënshkrimin e këtij peticioni.

Më poshtë mund të shkarkoni Peticonin për ndryshimin e Projektligjit për Amnisti ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni KIPRED përmese-mailit [email protected].