Mundësi Punësimi: Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative (TI)

Mundësi Punësimi: Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative (TI)

Mundësi Punësimi: Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative (TI)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyq për një qeverisje gjithëpërfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situate të avancuar socio-ekonomike.

KCSF kërkon : Zyrtar/e të TI-së  për punësim me orar të plotë.

Zyrtari/ja i/e TI-së do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Planifikon dhe zbaton aktivitete që ndërlidhen me Teknologjinë Informative, përfshirë:
    • Rregullimin dhe administrimin e rrjetit të brendshëm (LAN),
    • Mirëmbajtjen dhe përditësimin e printerëve, PC-ve dhe shared drive,
    • Backup,
    • Blerjen e softuerëve të nevojshëm dhe menaxhimin e licencave,
    • Përditësimin e sistemeve operative dhe softuerëve,
    • Menaxhimin e përdoruesve, qasjes dhe funksionimin e Office 365,
    • Mirëmbajtjen e rrjetit të brendshëm telefonik,
    • Mirëmbajtjen e Uebfaqes (domain dhe hosting),
    • Arkivimin digjital.
  • Menaxhon identifikimin e nevojave për pajisje dhe zgjidhje të TI-së për të gjithë stafin, programet dhe projektet e KCSF-së, dhe propozon alternativa të mundshme,
  • I përgjigjet kërkesave për këshilla apo ndihmë (HelpDesk) për çështjet që kanë të bëjnë me TI-në për të gjitha programet dhe projektet e KCSF-së,
  • Siguron që operacionet e TI-së së KCSF-së janë në përputhje me kërkesat ligjore të aplikueshme në Kosovë dhe standardet ndërkombëtare,
  • Ndjek trendet teorike dhe praktike dhe siguron për KCSF-në zhvillimin e zgjidhjeve të reja ose përmirësimin e atyre ekzistuese që lidhen me IT,
  • Mbështet hartimin e programeve dhe projekteve të KCSF-së me të dhëna që lidhen me zgjidhjet e IT,
  • Siguron që të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm dhe ofruesit e shërbimeve të KCSF-së të lidhura me TI-në të kontraktohen dhe menaxhohen sipas standardeve të përcaktuara të KCSF-së,
  • Mbështet identifikimin dhe adresimin e nevojave për ngritjen e kapaciteteve të stafit të KCSF-së në lidhje me TI.

Kandidatët(et) e interesuar(a) duhet të kenë kualifikimet dhe kompetencat e mëposhtme:

  • Çertifikim profesional nga Microsoft dhe Cisco, ose përvojë të paktën 3 vjeçare në pozitë të ngjashme
  • Përvojë praktike në disajnim dhe diagnostikim të rrjeteve (LAN) dhe mjeteve për analizë të tyre, identifikimin dhe sanimin e problemeve në rrjet,
  • Njohuri në menaxhimin e userave dhe delegimin e qasjes në Azure Active Directory,
  • Njohuri mbi sigurinë në rrjet dhe konfigrimin e ruterave dhe firewall,
  • Aftësi për diagnostikim të problemeve dhe ofrim të zgjidhjeve,
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe organizative,
  • Aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e njëjta në gjuhën serbe do të konsiderohen përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Çertifikatat relevante për pozitën

Dokumentet e lartshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën [email protected] deri më 19 prill 2022. Nё fazёn e parё tё aplikimit, nuk kёrkohet dёrgimi i asnjё informate apo dokumenti shtesё.

Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja do t’i trajtojmë me konfidencialitet të plotë.

KCSF synon që të angazhojë Zyrtarin (en) e TI-së, duke filluar prej muajit maj 2022. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidati(ja) i/e përzgjedhur.

Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).

KCSF është organizatë e cila e vlerëson diversitetin brenda stafit, përkushtohet për mos-diskriminim dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve e kandidateve gjatë procedurës së rekrutimit, pa paragjykime, pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha, përkatësia kombëtare, orientimi seksual, gjendja martesore, vendbanimi, nevojat e veçanta apo ngjyra.