KCSF shpall Programin Ekzekutiv në Bashkëpunim me Kolegjin e Europës – “Shoqëria Civile në procesin e Integrimit Europian”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka nderin të shpallë për herë të parë një Program Ekzekutiv që do të mbahet në bashkëpunim të ngushtë me Kolegjin e Europës me temë “Shoqëria Civile në procesin e Integrimit Europian”, i cili do të mbahet në 11-15 shtator 2017 në Prishtinë.

 

Ky program i veçantë 5-ditor synon ekzekutivët e nivelit të lartë të organizatave të shoqërisë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Shihni materialet e mëposhtme për të aplikuar.