KCSF mban trajnimin “Metodat e Avokimit” për grantistët e Zyrës së BE-së

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizoi gjatë datave 5 dhe 6 korrik 2017, trajnimin me temë “Metodat e Avokimit” për organizata të shoqërisë civile.

 

Në këtë trajnim pjesëmarrësit përfituan njohuri mbi konceptet dhe mjetet e avokimit, qasjen në identifikimin dhe përzgjedhjen e çështjeve dhe si mund të ndërtohet një fushatë avokimi mbi çështjen e identifikuar.

Gjithashtu, u trajtua roli dhe rëndësia e bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm gjatë avokimit.

Një nga pikat e tjera kyçe ishte edhe diskutimi mbi mundësitë e shfrytëzimit të mekanizmave të pjesëmarrjes së qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar.

Po ashtu, pjesëmarrësit u informuan rreth çështjes së shfrytëzimit dhe praktikimit të ligjit për qasje në dokumente publike si dhe shkëmbimin e përvojave gjatë aktiviteteve avokuese.

Ky trajnim u mbajt në kuadër të “Skemës së granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet”, që ofron përkrahje financiare për nismat e avokimit për organizatat me bazë në komunitetit.