Intervistë e Fatmir Currit nga KCSF rreth programit EJA Kosovë dhe granteve institucionale

Fatmir Curri, drejtor për grantdhënie në KCSF, gjatë javës së kaluar ka realizuar një intervistë për Radio Kosovën, rreth programit Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) dhe rreth pesë organizatave përfituese të granteve institucionale si pjesë e këtij programi.

Pesë organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë nënshkruar tanimë kontratat si përfituese të grantit institucional. ArtPolis, Ec Ma Ndryshe, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, TOKA dhe YMCA në Kosovë do të përfitojnë nga ky grant për tri vitet e ardhshme, në kuadër të programit Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) nga KCSF.

Programi EJA Kosovë do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të shpallë thirrje për këtë lloj të përkrahjes. EJA Kosovë bashkëfinancohet nga SDC Zvicerane dhe Sida Suedeze.

Këtu poshtë mund ta dëgjoni të plotë intervistën në fjalë.