Infografika - DSP II
Faza e II-të e programit Promovimi i Shoqërise Demokratike (DSP) gjatë viteve 2014 – 2018 ka përkrahur shoqërinë civile dhe ka synuar zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. Ky program është përkrahur financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) ndërsa është menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).