Info Sesioni - Çka është Shoqëria Civile?

Datë: 28 tetor 2020 | Ora: 10:00 – 12:00 | Platforma: Zoom

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes programit të saj për ngritje të kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile (OShC) në Kosovë, ofron Info Sesione që janë format i ligjëratave të shkurta dhe të strukturuara rreth një teme.

Info Sesioni i radhës me temën Çka është Shoqëria Civile?, do t`ju ndihmojë ta njihni nga afër sektorin e shoqërisë civile, duke ju ofruar informacion për:

  • Rolin dhe funksionin që kanë OShC-të në demokratizimin e vendit;
  • Historinë e zhvillimit të shoqërisë civile dhe strukturën e sektorit të OShC-ve në Kosovë;
  • Dallimet dhe ngjashmëritë në mes të formave kryesore të OShC-ve në Kosovë;
  • Mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrje qytetare në jetën publike në përgjithësi, me fokus të veçantë në organizim të komunitetit dhe adresim të nevojave të tyre në institucione publike të nivelit qendror dhe lokal.

Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre për sektorin e shoqërisë civile.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin pjesë në sesionin informues përmes platformës ZOOM, duke u kyçur në këtë link: https://zoom.us/meeting/register/tJIvcu6vqDoiHtZZn4jqvzBAlN_NgWQEX7eC?fbclid=IwAR3T1agPtWf5qX62L9DIsqaKGxMoEUmzniKWinMSI9-s7S8Jc8NK6Vq4vb4

Ligjeruesi:

Dren Puka- Drejtor për Hulumtim dhe Avokim në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Është autor i Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile 2018, Matricës për monitorim për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. Si përfaqësues i shoqërisë civile, ai ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Strategjisë së parë për bashkëpunim të Qeverisë me shoqërinë civile, si dhe ka përfaqësuar pozicionin e shoqërisë civile në grupin punues për hartimin e akteve nënligjore të Ligjit për Liri të Asocimit në OJQ.

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.

Përkrahur nga: