FTESË PËR TRAJNIM: QEVERISJA E BRENDSHME E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin dy ditor “Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile”. Trajnimi mbahet më 24 dhe 25 nëntor 2014, në zyret e KCSF-së në Prishtinë.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të pajisen me njohuri rreth parimeve ndërkombëtare të qeverisjes së brendshme të organizatave të shoqërisë civile; kornizës ligjore të aplikueshme në Kosovë mbi qeverisjen e brendshme të organizatave të shoqërisë civile; praktikat dhe rastet konkrete të qeverisjes së OShC-ve në Kosovë; dhe parimet ndërkombëtare për transparencë dhe llogaridhënie.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë.

Kush mund të aplikojë?

  • Drejtorët Ekzekutiv;
  • Drejtorët e programeve;
  • Drejtorët/Menaxherët e Administratës;
  • Menaxherët Financiar;
  • Koordinatorët e programeve;
  • Menaxherët e projekteve.

Inkurajohen që të aplikojnë edhe organizatat e reja dhe ato të sapo themeluara.

 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutemi regjistrohuni në linkun

Apliko

Afati i fundit për aplikim është të hënën, më 17 nëntor 2014, ora 15:00.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë” të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, dhe Qendrës së KCSF-së të financuar nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni [email protected] ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 12:00.

Dokumente