Datë: 5-6 dhjetor 2019 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave ORION– përballë “Kino ABC”, Prishtinë

Trajnimi “Avokimi për Ndryshim” përgjatë dy ditëve ka për qellim te ndërtojë tek pjesëmarrësit aftësi të nevojshme për të zbatuar në mënyrë sa më efektive fushatën e avokimit.
Pjesëmarrësit në këtë trajnim do te njihen nga afër mbi mënyrën sistematike të ndërmarrjes së një fushate avokimi dhe teknikat për tu pozicionuar mbi çështje të caktuara, për të hartuar qëllime dhe objektiva, të identifikojnë mbështetësit/partneret e kauzës, të bëjnë kërkime mbi audiencën e interesuar, të zhvillojnë dhe paraqesin mesazhe me ndikim, të mobilizojnë fondet e nevojshme për veprim duke monitoruar me kujdes hapat e veprimit.

Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit do të:
• Njoftohen mbi ciklin dhe parimet e avokimit.
• Njoftohen rreth modeleve të ndryshme të analizave, t’i identifikojnë problemet e avokimit dhe rëndësinë e tyre dhe do të jenë të aftë ti transformojnë këto në çështje të avokimit.
• Identifikojnë akterët relevant dhe të vendosin për veprimet tjera të përbashkëta.
• Njoftohen në mënyrë përmbledhëse për teoritë e pushtetit, stilet e negocimit, fazat dhe praktikat e takimeve të avokimit.
• Përgatisin planin e tyre personal të avokimit duke zbatuar leksionet e mësuara gjatë trajnimit.

Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit

• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë
• Aplikimi bëhet duke plotësuar formën online duke klikuar në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/HQXWNY2
• Aplikimi në trajnim duhet të jetë i lidhur me funksionin e stafit në organizatë

Përzgjedhja e pjesëmarrësve
KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet (20) aplikantëve nga organizata të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit. Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Certifikimi
Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesi
Naim Cahanaj – Menaxher i projektit në programin e qeverisjes lokale në Institutin Demokratik të
Kosovës (KDI). Është jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe është kandidat për MA në
Qeverisje lokale dhe shoqëri demokratike në programin e përbashkët të tri universiteteve publike
(Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Gjilanit).

Z. Cahanaj ka përvojë në demokraci lokale, në ngritje të kapaciteteve të OJQ-ve dhe zyrtarëve komunal,
analizim dhe hartim të legjislacionit komunal, avokim dhe pjesëmarrje qytetare, monitorim te proceseve
zgjedhore si dhe çështje të barazisë gjinore.

Afati i fundit për aplikim është 28 nëntor 2019.