Ftesë për aplikim për trajnimin 'Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile'

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin dy ditor për qeverisjen e brendshme e organizatave të shoqërisë civile, me theks në organizimin dhe strukturën e brendshme të OShC-ve dhe parimet e rregullat e punës.

 

Trajnimi mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2013, në Prishtinë.

Trajnimi mbahet nga ekspertë dhe praktikues të fushës nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Qëllimet e këtij trajnimi janë:

  • Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth parimeve ndërkombëtare qeverisjes së brendshme të organizatave të shoqërisë civile;
  • Të ofrohen informata dhe njohuri më të thella rreth kornizës ligjore të aplikueshme në Kosovë mbi qeverisjen e brendshme të organizatave të shoqërisë civile;
  • Të diskutohen praktikat dhe rastet konkrete të qeverisjes së OShC-ve në Kosovë;
  • Të ndihmohen organizatat pjesëmarrëse që të fuqizojnë rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri nëpërmjet zbatimit të parimeve të qeverisjes së mirë dhe transparente.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtë aplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë. Inkurajohen për të aplikuar përfaqësuesit e OShC-ve që kanë pozita drejtuese ose menaxheriale në organizatat e tyre.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutem regjistrohuni në linkun në vijim.

Apliko

Afati i fundit për aplikim është të Marten, më 5 nëntor 2013, ora 12:00. 

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni [email protected] ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 10:00 deri në orën 12:00.