FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe OJQ Dona janë duke zbatuar projektin e financuar nga BE që ka për qëllim fuqizimin e përfshirjes së shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave në Kosovë.

Me qëllim të përkrahjes financiare të projekteve të OShC-ve lokale të cilat synojnë të kontribuojnë në zhvillimin ose zbatimin e politikave dhe legjislacionit, në nivel lokal ose qendror, KCSF dhe OJQ Dona ftojnë OShC-të e interesuara që të aplikojnë për grante.

Tipet e projekteve:

Projekt-propozimet për grante duhet të bëjnë pjesë të paktën në njërin nga tipet e projekteve të listuara më poshtë:

  • Avokojnë drejt një komune, ministrie ose institucioni tjetër publik të përzgjedhur, për të adresuar një çështje specifike;
  • Marrin nismë/propozojnë një rregullore komunale ose çfarëdo akti tjetër komunal në një komunë të përzgjedhur;
  • Marrin nismë/propozojnë një politikë, ligj, legjislacion sekondar ose çfarëdo akti tjetër ligjor në nivel qendror;
  • Kontribuojnë në një proces ekzistues për hartimin e një politike, ligji, legjislacioni sekondar ose akti komunal;
  • Marrin nismë/propozojnë një mekanizëm për zbatim të njëpolitike/ligji/strategjie/plani veprimi ekzistues, në nivel lokal ose qendror.

Informatat tjera rreth aplikimit:

  • Aplikimet do të pranohen nga OShC-të kosovare aktive në nivelin lokal;
  • Kohëzgjatja e projektit nuk duhet ta kalojë periudhën kohore prej pesë (5) muajsh;
  • Të gjitha projektet e financuara nga kjo skemë e granteve duhet të përfundojnë para datës 15 tetor 2014;
  • Shuma maksimale për grant është 5,000 EUR;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen në formë elektronike dhe të shtypur.

Afati i fundit për aplikim është më 5 maj 2014, në orën 14:00. Aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën shqipe ose serbe.

Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në e-mailin [email protected].
Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë
formën e aplikimit dhe udhëzuesin për aplikim mund të shkarkohen më poshtë: