Regjistrohuni për të marrë pjesë në ligjëratën e hapur, me datë 25 qershor 2019, ora 10:00.

I ftuar: Agustin Palokaj
Moderator: Kushtrim Sadiku

Cilat janë zhvillimet aktuale në raportet BE-Kosovë? Çfarë pritet për liberalizimin e vizave për Kosovën? Si ndikojnë ato në dialogun Kosovë-Serbi dhe më tej? Çfarë thotë Raporti i Vendit dhe cilët janë hapat e mundshëm (apo të pamundshëm) në raportet e ardhshme mes Kosovës dhe BE-së?
Këto dhe pyetje të tjera me rëndësi do të trajtohen në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejtë në ligjëratën e hapur mbi sfidat e Integrimit Europian nëpër të cilat po kalon Kosova.

Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje. Për t’u regjistruar, ju lutemi klikoni KËTU

Për shkak të vendeve të kufizuara, të interesuarit inkurajohen fuqimisht që të regjistrohen sa më parë për pjesëmarrje.