FTESË NGA SHKOLLA PËR INTEGRIM EUROPIAN PËR LIGJERATËN E HAPUR "NDIKIMI TRANSFORMUES I ZGJERIMIT TË BE-SË"

Shkolla për Integrim Europian organizon ligjeratën e hapur “Ndikimi transformues i zgjerimit të BE-së” me Phd. Bruno Maçães, Sekretar i Shtetit për çështjet Europiane, Portugali. Ligjerata do të mbahet më 9 korrik 2014, në ora 12:00, në Sallën e takimeve të KCSF-së (Fazli Grajqevci 4/a).

Sektretari i Shtetit për çështje Europiane i Portugalisë, Dr. Bruno Maçães, do të diskutoj pse BE është më atraktive se kurrë më parë, ndikimin transformues të saj dhe pse lulëzimi ende nuk ka përfunduar. Dr. Maçães do të hedh dritë në atë se pse parashikimet negative janë rritur gjatë dhe pas krizës në eurozonë, ndikimin e partive ekstremiste dhe çfarë duhet të bëjë BE për të fituar përsëri popullaritetin. Ai po ashtu do të diskutojë rëndësinë e përmbushjes së kritereve ekzistuese për anëtarësim dhe pse procesi është bërë më rigoroz.

Regjistrimi është i obliguar duke plotësuar dokumentin e mëposhtëm dhe duke i dërguar shënimet tek emaili [email protected]

Dokumente