FTESË: LIGJERATË E HAPUR NGA AUGUSTIN PALOKAJ - "MARRËDHËNIET KOSOVË-BE: KËNDVËSHTRIM NGA BRUKSELI"
Shkolla për Integrim Europian organizon ligjeratë të hapur me z. Augustin Palokaj me temën “Marrëdhëniet Kosovë-BE: Këndvështrim nga Brukseli”.
Ligjerata mbahet më 11 maj prej orës 11:00 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë.
Pjesëmarrja në ligjeratë është e hapur për të gjithë të interesuarit, ndërsa regjistrimi është i obligueshëm.
Regjistrimin mund ta bëni duke dërguar këto informata: emrin dhe mbiemrin, organizatën/institucionin, pozitën dhe e-mailin tuaj në adresën [email protected].
Gjeni të bashkangjitur ftesën në gjuhën shqipe.