Aktivitetet
-
30
DhjetorRISHPALLJE E FTESËS PËR APLIKIM – CEA
Në kuadër të Programit për Angazhim të Qytetarëve (Citizen Engagement Activity), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton subjektet e regjistruara individuale ose konsorciumet e subjekteve të regjistruara të aplikojnë për Hartimin e Strategjisë së Komunikimit.
-
29
DhjetorFtesë për Kuotim të Çmimit
KCSF fton subjektet fizike dhe juridike të aplikojnë për Kuotim të Çmimit për shërbimet për Anketa me organizata të shoqërisë civile. Të gjitha informatat e detajuara të kërkesës, së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, mund t'i gjeni më poshtë në dosjen e plotë të tenderit.
-
16
DhjetorShpallja për pozita të lira të punës
Programi për angazhim të qytetarëve - Citizen Engagement Activity (CEA)
-
29
TetorThirrje për shprehje të interesit për angazhim të ekspertëve/eve
Të gjitha dokumentet duhet të dërgohen përmes e-mailit, në adresën ap[email protected], jo më vonë se 8 nëntor 2021 ora 16:00.
-
05
TetorShpallja për pozita të lira të punës
Programi për angazhim të qytetarëve - Citizen Engagement Activity (CEA)
-
03
ShtatorFTESË PËR TENDER- RISHPALLJE – ZYRË ME QIRA PËR KCSF
KCSF kërkon një zyrë me qira, në lagjet Lakrishte, Qyteza Pejton, Dardani ose Qendër. Zyrja duhet të ketë dy njësi të lidhura me njëra tjetrën, ku njësia e parë duhet të ketë të paktën 160m2 (përfshirë sallën, preferohet me më së paku 40m2), ndërsa njësia e dytë duhet të ketë të paktën 80m2. Njësia e parë synohet të kontraktohet për një periudhë rreth 5 vjeçare, ndërsa njësia e dytë për një periudhë rreth 2.5 vjeçare.
-
11
GushtFtesë për tender: Zyrë me qira për KCSF
KCSF kërkon një zyrë me qira, në lagjet Lakrishte, Qyteza Pejton, Dardani ose Qendër. Zyrja duhet të ketë dy njësi të lidhura me njëra tjetrën, ku njësia e parë duhet të ketë të paktën 200m2 (përfshirë sallën me më së paku 40m2), ndërsa njësia e dytë duhet të ketë të paktën 100m2. Njësia e parë synohet të kontraktohet për një periudhë rreth 5 vjeçare, ndërsa njësia e dytë për një periudhë rreth 2.5 vjeçare.
-
23
KorrikInfo sesioni – Çka është shoqëria civile?
Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre për shoqërinë civile. Përveç prezantimit të pikave të lartpërmendura, pjesëmarrësit do të mund të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Dren Puka.
-
18
KorrikAplikoni për t’iu bashkuar programit të shkëmbimit për rajonet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe BE
Rajonet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe BE ftohen t'i bashkohen një programi shkëmbimi për të përshpejtuar tranzicione të drejta lokale të energjisë. Programi i shkëmbimit ndërmjet rajoneve të qymyrit është një mundësi për rajonet që të fillojnë një dialog të drejtpërdrejtë, njëri me tjetrin, të lidhen me aktorë të ndryshëm, të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të ndajnë njohuritë.
-
13
KorrikLansohet Udhëzuesi për Transformimin Digjital të OShC-ve
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë ka lansuar Udhëzuesin për Transformimin Digjital të OShC-ve dhe njëkohësisht ka mbajtur trajnimin me organizatat e shoqërisë civile. Gjatë trajnimit, organizatat janë informuar rreth mjeteve të teknologjisë digjitale për ngjarje sinkrone.