Ku dhe si t’i dërgoni aplikacionet?

Për grante për projekte:

Aplikacionet duhet të dorëzohen vetëm në formë elektronike në formatin .doc ose .pdf me e‐mail në [email protected]


E‐maili duhet të përmbajë formën e plotësuar të aplikimit për grante të projekteve, si dhe të ketë të bashkëngjitur certifikatën e regjistrimit për OJQ, ndërsa për nisma të paregjistruara duhet të ofrohet dëshmi për funksionimin e nismës qytetare. Me rastin e dorëzimit të aplikacionit, të bashkangjitet edhe forma e plotësuar e buxhetit të DSP-së.


Për grante institucionale (thirrja pritet të hapet në fillim të vitit 2016):

Aplikacionet duhet të dorëzohen në një (1) origjinal dhe një (1) kopje të formatit A4. Dokumentet e kompletuara të aplikimit gjithashtu duhet të dorëzohen edhe në formë elektronike (CD‐Rom). Forma elektronike duhet të përmbajë saktësisht të njëjtën formë të propozimit sikurse forma e shtypur e dorëzuar.

 

Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyrat e KCSF‐së. Mbishkrimi në zarf duhet të përmbajë tekstin e mëposhtëm: “Aplikimi për grant institucional nga DSP, emri i plotë dhe adresa e aplikuesit”. Aplikimet do të pranohen çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri në orën 16:00, e të premteve deri në orën 14:00.

Adresa për dorëzim të aplikacioneve:
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile ‐ KCSF
"Fazli Grajçevci" 4/a, 10 000, Prishtinë