Instrumentet

DSP ofron grante përmes tri instrumenteve kryesore:

1. Grantet për projekte janë të parapara të arrijnë rezultate konkrete brenda një afati të përcaktuar kohor. Këto grante do t’u jepen atyre organizatave dhe nismave qytetare, të cilat ofrojnë idetë më bindëse dhe të cilat kanë potencialin më të madh për të kontribuuar në arritjen e rezultateve të DSP‐së. Shuma minimale dhe maksimale e projekteve nuk është e caktuar. Procedurat e aplikimit do të jenë të thjeshta. Mirëpo gjatë vlerësimit do të ketë një proces rigoroz të shqyrtimit për t’u siguruar që projektet kanë një logjikë të qartë të intervenimit, kanë plan konkret të aktiviteteve që u përgjigjen objektivave, si dhe që kontribuojnë në arritjen e rezultateve të pritura nga DSP.


Vlerësimi dhe marrja e vendimit për këto grante do të bëhet në baza të rregullta 2‐ mujore. Në rast nevoje Bordi për Grante dhe Çmime do të mblidhet edhe më shpesh.

2. Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të shoqërisë civile t’u përmbahen agjendave të tyre dhe të investojnë kohë të konsiderueshme në fusha të rëndësisë së veçantë. Përkrahja financiare për zhvillim institucional është e paraparë për t’i mbështetur organizatat të cilat janë apo kanë potencial të bëhen, përfaqësues të ndryshimit në fushën e pjesëmarrjes qytetare, qeverisjes së mirë, transparencës, marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë gjinore. Grantet institucionale mundësojnë që partnerët e DSP‐së t’i ndërtojnë kapacitetet e brendshme organizative dhe tematike.
Organizatat mund të financohen për 2‐3 vjet dhe grantet do të shpërndahen në atë mënyrë që
shuma do të zvogëlohet për çdo vit. Në fund të çdo viti secili grant institucional do të rivlerësohet dhe do të merret vendimi për vazhdimin dhe nivelin e financimit.  

Për dallim nga grantet për projekte, organizatat të cilat aplikojnë për përkrahje institucionale duhet të dorëzojnë aplikacionin e plotë. Duke filluar nga viti 2015, vlerësimi dhe marrja e vendimit për këto grante do të bëhet çdo 6 muaj. Në rast nevoje Bordi për Grante dhe Çmime do të mblidhet edhe më shpesh.

3. Çmimet – do t’i vlerësojnë kontributet e individëve dhe organizatave në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë në procesin e demokratizimit të Kosovës. Qëllimi i çmimeve është që të vlerësojnë dhe të njohin kontributet e shoqërisë civile, e që janë rezultat i ideve të reja, guximit intelektual ose arritjeve në procesin e demokratizimit të Kosovës. Çmimet do t’u ndahen atyre individëve apo organizatave, kontributi i të cilëve përkon me objektivat e DSP‐së. Të gjithë aktorët e shoqërisë civile, përfshirë këtu përfituesit e granteve të DSP‐së, mund të nominohen për këto çmime. 


Vendimi do të merret nga Bordi për Grante dhe Çmime, me miratimin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Vlerësimi dhe marrja e vendimit për çmime do të bëhet një herë në vit.   


PËRKRAHJA FINANCIARE
Për t’i arritur qëllimet e DSP‐së, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka vërë në dispozicion buxhetin prej 3 milionë EUR për 4 vjet. Tabela në vijim paraqet shumën e përafërt të granteve të ndara sipas instrumenteve për periudhën 4 ‐ vjeçare (2014 – 2018):