ÇMIMET

Fondacioni Lumbardhi nderohet me Çmimin për Demokraci

Më 20 dhjetor 2016 në Prishtinë, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO –K), Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike” (DSP) i ndanë “Çmimin për Demokraci 2016” Fondacionit Lumbardhi për iniciativën e suksesshme të mbrojtjes së Kinemasë Lumbardhi në Prizren.
 
Për më shumë, klikoni këtu.

 

PËRSHKRIMI

 

Çmimet e DSP-së kanë për synim të vlerësojnë kontributet e individëve dhe organizatave në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë në procesin e demokratizimit të Kosovës. Qëllimi i çmimeve është që të vlerësojnë dhe të njohin kontributet e shoqërisë civile, e që janë rezultat i ideve të reja, guximit intelektual ose arritjeve në procesin e demokratizimit të Kosovës. Çmimet do t’u ndahen atyre individëve apo organizatave, kontributi i të cilëve përkon me objektivat e DSP‐së. Të gjithë aktorët e shoqërisë civile, përfshirë këtu përfituesit e granteve të DSP‐së, mund të nominohen për këto çmime.

Vendimi do të merret nga Bordi për Grante dhe Çmime, me miratimin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Vlerësimi dhe marrja e vendimit për çmime do të bëhet një herë në vit.   

 

ÇMIMI PËR DEMOKRACI



THIRRJE PËR PARAQITJEN E NOMINIMEVE

 

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë kënaqësinë që t’ju njoftojnë se mundësia për paraqitjen e nominimeve për Çmimin e DSP-së për Demokraci në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demoktratike (DSP) është vazhdimisht e hapur.


DSP fton të gjithë të interesuarit të nominojnë personat apo organizatat për të cilat konsiderojnë se kanë dhënë kontribut të shquar në demokratizim të vendit.

Të nominuarit do të përzgjidhen duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Dizajnimi dhe zbatimi i një nisme të suksesshme (qasje, aktiviteti, projekti etj.) në njërën prej fushave programore të DSP-së gjatë periudhës kohore 2011- 2015;
  • Natyra inovative e nismës;
  • Ndikimi i kësaj nisme duke përfshirë potencialin për zgjerim/përsëritje;
  • Kurajoja dhe guximi i organizatës a individit shprehur përmes nismës në fjalë;

Për informata më të hollësishme mbi projektin Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe për të shkarkuar formularin për nominim vizitoni webfaqen tonë www.kcsfoundation.org/dsp.

Thirrja për paraqitjen e nominimeve është vazhdimisht e hapur.

Për pyetjet eventuale, ju lutem na shkruani në [email protected].