Pyetjet më të shpeshta - Diaspora

1.    A mund të aplikojnë vetëm OJQ-të që merren me çështje që kanë të bëjnë me diasporën, apo edhe ndonjë OJQ  ose institucion nga një vend i huaj që ka për synim të ndërtojë marrëdhënie bashkëpunimi dhe të transferojë dije në Kosovë?


Aplikanti duhet të jetë organizatë jo për përfitim (OJQ) që vepron në vendet e diasporës. Për pasojë, organizatat që nuk e plotësojnë kushtin e të qenurit organizatë jo për përfitim dhe institucionet tjera profitabile nuk mund të aplikojnë në skemën e granteve në DSP.

 

2.    Çfarë lloj intervenimesh që do të ndërmerreshin me realizimin e projektit janë të preferueshme?

Fushat që do të përkrahen përmes DSP‐së mbulojnë të drejtat civile dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Përmes aktiviteteve të tyre, në mes të tjerash, përfituesit e granteve duhet të bëjnë përpjekje të arrijnë rezultatet e pritura si në vijim:


  • Avancimin e të drejtave qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe krijimin e mundësive për zbatimin e tyre në praktikë;    
  • Krijimin e rasteve të ndryshimeve pozitive në sjelljen politike,shoqërore, ekonomike dhe administrative lidhur me shqetësimet e diasporës;   
  • Numrin e rritur të anëtarëve të diasporës që marrin pjesë në debate publike lidhur me të drejtat e tyre qytetare dhe politike;   
  • Vetëdijesimin më të madh të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, intelektualëve dhe qytetarëve në përgjithësi për nevojat dhe shqetësimet specifike të diasporës lidhur me të drejtat e tyre qytetare dhe politike;  
  • Krijimin e pikave hyrëse dhe përmirësimin e ndikimit të shoqërisë civile nga diaspora në politikëbërje;
  • Krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucional për të lehtësuar bartjen e dijes sektoriale në Kosovë.

Barazia gjinore si temë horizontale: Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet aspektit gjinor gjatë zbatimit të strategjive, projekteve, objektivave dhe synimeve.   

 

Qeverisja e mirë si temë horizontale: Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet parimeve bazë të qeverisjes së mirë: llogaridhënies, transparencës, mosdiskriminimit, pjesëmarrjes, të drejtës në informim dhe efikasitetit.

3.    A mund të aplikojë ndonjë Universitet në të cilin janë të punësuar pjesëtarë të diasporës kosovare, i cili do të organizonte trajnime dhe do të ndërtonte struktura institucionale në Kosovë?

Në mënyrë që aplikacioni të jetë i pranueshëm, aplikuesit duhet: 

 

  • Të jenë subjekte juridike që veprojnë në cilindo vend të diasporës;
  • Të jenë organizata jo për përfitim;
  • Të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për menaxhimin e projektit dhe të mos kenë rol të ndërmjetësit, si dhe
  • Të kenë potencial dhe të dëshmojnë kapacitetet e tyre për menaxhimin e aktiviteteve të propozuara.  

Bazuar në këto kushte, në rast që aplikanti i plotëson ato, pra është organizatë jo për përfitim dhe përmbush kriteret e lartëpërmendura, mund të aplikojë për grantet DSP, në të kundërtën nuk mund të jetë përfituesi skemës.

 

4.    Cilat shtete bëjnë pjesë në “vendet e diasporës”?


Në këtë kontekst, me vende të diasporës nënkuptohen të gjitha vendet ku jeton mërgata e Kosovës.

5.    A mund të aplikojë për grante një OJQ që vepron në diasporë dhe që ka anëtarësi edhe kosovare edhe të huaj?


Po,mund të aplikojë. Synim i skemës së granteve janë organizatat ediasporës kosovare, të cilat në mesin e tyre mund të kenë edhe ndonjëperson/ekspertizë nga vendi gjegjës i diasporës.

6.    A kanë të drejë aplikimi mediat e regjistruara në Kosovë me ndonjë projekt kushtuar diasporës dhe zhvillimit në Kosovë?

Mediate regjistruara në Kosovë nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje.Megjithatë, mediat e regjistruara si OJQ  mund të aplikojnë nëobjektivën I, pika 7 (Kontribut i medieve kosovare dhe shoqërisë civilenë proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave, të cilatpasqyrojnë dhe zbatojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës).Për më shumë rreth udhëzimeve për aplikim dhe format e aplikimitvizitoni pjesët në web-faqe që lidhen me objektivën I të DSP.

7.    A mund të jetë përfitues nga programi i granteve projekti i bashkërealizuar nga dy apo më shumë OJQ?


Po,një projekt i tillë mund të jetë përfitues. Megjithatë, organizataaplikante është përgjegjëse dhe nënshkruese e kontratës. Të gjithaorganizatat apo institucionet të cilat kanë rol të rëndësishëm nëzbatimin e ndonjë pjese të projektit mund të jenë partnerë të projektitnë fjalë. Në rast se aplikanti ka të deklaruar një partner nëaplikacion, kjo duhet të elaborohet në aplikacion duke përfshirëinformata mbi përgjegjësitë dhe rolin e secilit partner.

8.    A është e paraparë që aktivitetet e projektit të realizohen në Kosovë apo edhe jashtë vendit?

Aktivitetetkryesisht duhet të realizohen në Kosovë. Ne raste të veçanta, disa ngaaktivitetet mund të organizohen edhe në vendet e diasporës.

9.    A mund të jetë përfitues nga programi i granteve projekti i realizuarnga ndonjë OJQ kosovare në bashkëpunim me një OJQ të huaj?


OJQ-tëe regjistruara në Kosovë, që synojnë të arrijnë ndonjë nga rezultatet epritura nga Objektiva II, mund të aplikojnë në këtë thirrje nëpartneritet (konzorcium) me OJQ-të në Diasporë, ku këto të fundit do tëjenë bartëse të projektit. Gjithashtu, OJQ-të kosovare mund të aplikojnënë objektivën I, pika 7 (Kontribut i medieve kosovare dhe shoqërisëcivile në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave, të cilatpasqyrojnë dhe zbatojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës).


10.   Cili është definicioni i organizatës së diasporës? A është e domosdoshme që përfaqësuesi organizatës të jetë shqiptar apo mund të jetë i ndonjë nacionaliteti tjetër?


Organizatat që funksionojnë në diasporë dhe që plotësojnë kriteret për aplikim të përcaktuara me Udhëzuesin për aplikim mund të aplikojnë. Jo, nuk është e domosdoshme por bartësit kryesor të projektit duhet te jenë Kosovar si dhe përfitues nga aktivitetet të jetë vendi i origjinës, pra Kosova.

11.   Nëse një organizatë që është bashkë aplikues (co-applicant ose partner) në një projekt të përkrahur nga Diaspora, e mundet njëkohësisht të jetë përfitues i grantit për projekt ose institucional nga DSP?

Po mundet. Meqë organizata nga Diaspora duhet të jetë bartëse e projektit ndërkohe që organizata nga Kosova është partner në zbatim të projektit. Rrjedhimisht, vetëm bartësit e projektit nuk mund të përfitojnë nga disa instrumente të skemës të DSP-së njëkohësisht.