Pyetjet më të shpeshta - Grantet Institucionale

1. Në lidhje me grantet institucionale çfare strategjie e organizatës kërkohet? Çfarë programi kërkohet?

Ndër shtojcat obligative për aplikuesit e granteve institucionale është edhe strategjia e organizatës. Përkrahja institucionale mund të jetë për një program apo për tërë organizatën. Nëse aplikohet vetëm për përkrahje të një programi të veçantë, strategjia e organizatës duhet ta përfshij qartë edhe programin për të cilin kërkohet përkrahja. 


2. Nga forma e aplikimit, ju lutem na sqaroni dallimin ndërmjet strategjisë dhe qasjes për zbatimin e aktiviteteve?

Në fakt ka dallim. Që të dyja ndërlidhen me llojin e aktiviteteve të propozuara. Disa aktiviteteve kanë nevojë për strategji prapa tyre që të zbatohet e cila duhet të jetë më e elaboruar dhe merr parasysh më shumë analiza (përfshirë riskun, hisedarët etj). Derisa, disa aktivitete tjera kanë nevojë vetëm për qasje të zbatimit të planifikuar mirë.

 

3. A mundemi që aplikacionin për grant institucional ta shkruajmë në gjuhën angleze?
Siq thuhet në udhëzuesin për aplikim, aplikuesit duhet të kompletojnë format e aplikimit në gjuhën shqipe, serbe ose angleze.

 

4. Cili është dallimi ndërmjet granteve për projekte dhe granteve institucionale?
Grantet për projekte janë të parapara të arrijnë rezultate konkrete brenda një afati të përcaktuar kohor. Këto grante do t’u jepen atyre organizatave dhe nismave qytetare, të cilat ofrojnë idetë më bindëse dhe të cilat kanë potencialin më të madh për të kontribuuar në arritjen e rezultateve të DSP-së. Derisa, Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të shoqërisë civile t’u përmbahen agjendave të tyre dhe të investojnë kohë të konsiderueshme në fusha të rëndësisë së veçantë. Përkrahja financiare për zhvillim institucional është e paraparë për t’i mbështetur organizatat të cilat janë apo kanë potencial të bëhen, përfaqësues të ndryshimit në fushën e pjesëmarrjes qytetare, qeverisjes së mirë, transparencës, marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë gjinore. Grantet institucionale mundësojnë që partnerët e DSP-së t’i ndërtojnë kapacitetet e brendshme organizative dhe tematike. Organizatat mund të financohen për 2-3 vjet dhe grantet do të shpërndahen në atë mënyrë që shuma do të zvogëlohet për çdo vit.

5. Ne kuader te buxhetit per garant institucional,-  a mund të parashihen keto shpenzime:

- Zhvillimi i webfaqes?
Zhvillimi i webfaqës lejohet të parashihet si shpenzim;

 

- Udhëtimet jashtë shtetit gjate pjesëmarrjes neper konferenca?
Udhëtimet jashtë shtetit gjatë pjesëmarrjes në konferenca lejohet të parashihet si shpenzim;


- A ka limit deri ne cilen shume mund te aplikohet/per vit?
Nuk ka limit te caktuar deri në cilën shumë mund të aplikohet/për vit;

 

6. A duhet gjithesesi te aplikohet per periudhe 3 vjecare apo mundet edhe me pak?
Duke qenë që është grant institucional, pritet që arritja e rezultateve të shtrihet në një periudhë 2-3 vjeçare.

 

7. Dokumentet te cilat duhen te dorezohen perpos Statutit te organizates, a nevojiten dokumente te tjera?
Sa i perkete dokumenteve shtesë, duhet të dorëzohen të gjitha dokumentet e theksuara në formë të aplikacionit. Shtojcat obligative janë:

  • Çertifikata e regjistrimit të organizatës dhe e numrit fiskal;
  • Çertifikata e TVSH-së (nëse e posedoni);
  • Statuti i organizatës;
  • Lista e anëtarëve të Bordit dhe/apo udhëheqësëve të Kuvendit të Anëtarëve;
  • trategjia e Organizatës, përfshirë programin për të cilin aplikoni;
  • Plani vjetor i punës;
  • Rezymet (CV-të) e personave përgjegjës për zbatimin e grantit;
  • Buxheti së bashku me specifikimet e pagave dhe arsyetimin;
  • Pasqyrat financiare dhe raportet e auditorit për dy (2) vitet e fundit.












 

 

*Në rast që nuk dorëzoni ndonjë nga dokumentet e listuara më lart, ju pamundësohet kalimi i kontrollit administrativ.

 

8. Pasqyrat financiare a jane te domosdoshme te dorezohen?
Pasqyrat financiare dhe raporteve të auditorit për dy (2) vitet e fundit, dhe nëse nuk organizata nuk i ka të gatshme raportet për vitin 2014, atëherë duhet të dorëzohen Raportet për vitet 2012 dhe 2013.

 

9. Për shkak te ndryshimeve brenda stafit a do të jetë problem nëse nuk paraqiten emrat e punetorëve por vetëm pozitat?
Rezymet (CV-të) e personave përgjegjës për zbatimin e grantit janë obligative, prandaj edhe emrat e tyre duhet të figurojnë në buxhet. Kjo paraqet edhe bazë për vlerësim të Grantit Institucional.


10. A është e lejuar që një organizatë ndërkombëtare të aplikon në emër të OJQ-së vendore dhe të shërbej si përfaqësuese derisa sa të finalizohet regjistrimi?
Organizata ndërkombëtare mund t’i ndihmojë OJQ-së vendore që të aplikojë, ku organizata
ndërkombëtare në këtë rast përmendet si partnere e projektit dhe roli i saj duhet qartazi të
përkufizohet në formularin për aplikim. Andaj, aplikimi, përfaqësimi ligjor dhe kontraktimi bëhet vetëm nga “Organizata udhëheqëse vendore”, e cila i merr të gjitha përgjegjësitë.


Bartja e fondeve nuk është e lejuar pasi që përfshinë delegimin e përgjegjësive dhe, rrjedhimisht, të cilësisë së performancës. Të gjitha palët që pritet t’iu barten përgjegjësitë specifike në zbatimin e projektit duhet të jenë të përfshira në projekt si partnerë dhe roli i tyre duhet të shpjegohet qartë në formularin për aplikim.     

 

11. A është e mundur që të dorëzohet aplikacioni pa e pranuar vendimin e Ministrisë për procesin e regjistrimit? 
Paraqitja e certifikatës në aplikacion është e obligueshme. Procesi i aplikimit në DSP është i
vazhdueshëm, që do të thotë se nuk ka afate të aplikimit. Prandaj, ju mund të aplikoni pasi ta keni marrë vendimin nga MPA-ja.

 

12. Për aplikim për Grantet DSP, a vlen çertifikata e regjistrimit të UNMIK-ut?
Jo. Për aplikim për Grantet DSP nuk vlejnë çertifikatat e regjistrimit të OJQ-ve të lëshuara nga UNMIK-u. Aplikantët duhet të kenë dhe të paraqesin çertifikatat e regjistrimit të lëshuara nga MAPL.