Ballina
INFORMATË ME RËNDËSI
Takimi i Bordit të Granteve dhe Çmimeve (GAB), i paraparë të mbahet me 10 prill është shtyrë për datën 17 prill 2012. Në këtë takim do të shqyrtohen vetëm aplikacionet për Grante Institucionale dhe nominimet për çmime.
Aplikimi për Grante për Projekte është i hapur deri me 15 maj 2012. Aplikacionet për Grante për Projekte do të shqyrtohen në muajin qershor 2012.
Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) përmes projektit për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) që implementohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ofron përkrahje financiare për nisma që përputhen me fushat e këtij programi.
Projekti për Promovim të Shoqërisë Demokratike (DSP) synon të përkrahë zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë.
Projekti synon të përkrahë nisma, projekte apo aktivitete që vijnë nga shoqëria civile, por edhe nga institucionet akademike dhe organizatat profesionale që kanë potencial të kontribuojnë në ndryshime thelbësore në shoqëri në nivelin kombëtar, rajonal dhe lokal.
Fushat programore të cilat do të përkrahen nga DSP janë:
Rritja e pjesëmarrjes qytetare dhe përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve kosovare.
Përmirësimi i bashkëjetesës ndër-etnike dhe integrimi i komuniteteve jo-shumicë në një Kosovë shumë-etnike.
Avancimi i barazisë gjinore në Kosovë.
Instrumentet kryesore për përkrahje janë:
Grante për projekte
Grante institucionale
Çmime
DSP do të mbulojë gjithë territorin e Kosovës, ndërsa shuma e përgjithshme e projektit është 1,195,086.21 EUR.


