22 shkurt 2017 Ftesë - Lansimi i Platformës Online për konsultime publike
LAJMI I FUNDIT: Ftesë - Lansimi i Platformës Online për konsultime publike më shumë
Të dhënat e paraqitura në këtë databazë janë marrë nga Hulumtimi i Organizatave, i bërë në fund të vitit 2013, për nevoja të Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile. Mostra e kësaj ankete përfshin 100 organizata të shoqërisë civile (OShC) aktive, nga të cilat: 10 OShC që konsiderohen të mëdha dhe të zhvillluara, 10 OShC që konsiderohen të vogla dhe pak të zhvilluara, por mbeten aktive, 40 OShC të shpërndara nëpër sektorë të ndryshëm tematik, 40 OShC të shpërndara nëpër rajone të ndryshme gjeografike të Kosovës.

Edhe pse një mostër e tillë vlerësohet si përfaqësuese për sektorin e shoqërisë civile në Kosovë, këto të dhëna në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen që përfshijnë të gjitha organizatat e shoqërisë civile aktive në Kosovë.

Për më shumë informata dhe analiza të detajuara të temave specifike, shkarkoni Indeksin Kosovar për Shoqëri Civile 2014.