LAJMI I FUNDIT: KCSF ANNOUNCES ITS SECOND EXECUTIVE PROGRAM IN COOPERATION WITH THE COLLEGE OF... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

THIRRJE PËR PROJEKT- PROPOZIME - Përkrahja e raportimit të drejtë në gazetari

 

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka hapur thirrjen për aplikim për projekt-propozime për përkrahjen e Raportimit të Drejtë në Gazetari. Në kuadër të kësaj thirrjeje, synohet mbështetja e organizatave të shoqërisë civile.

Përmirësimi i raportimit të drejtë në gazetari synohet të arrihet përmes intervenimeve në ngritjen e kapaciteteve të standardeve profesionale dhe etike, përmirësimin e gazetarisë hulumtuese përmes shkëmbimit të përvojave dhe zbatimin e kornizës ligjore, si dhe përmirësimin e cilësisë së raportimit.

Të gjitha informatat shtesë lidhur me thirrjen për propozime, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit së bashku me të gjitha shtojcat mund të gjenden më poshtë.

 

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohet një sesion informues më 22 shkurt 2018, në orën 10:00gjuhën shqipe dhe në orën 11:00gjuhën serbe, në zyrat e KCSF-së, rruga “Fazli Greiçevci” nr. 55, Prishtinë. Për të marrë pjesë në këtë sesion informues luteni që të regjistroheni për arsye të vendeve të kufizuara. Për t’u regjistruar, dërgoni emrin dhe mbiemrin e personit pjesëmarrës, organizatën që përfaqësoni në adresën e-mail kcsflux@kcsfoundation.org më së voni deri me datë 19 shkurt 2018.

 

Buxheti total tentativ i paraparë për këtë thirrje është 200,000 Euro dhe përmes tij planifikohet të përkrahen 4-6 organizata/grante.


Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me email në kcsflux@kcsfoundation.org deri më 28 shkurt 2018.
 
Aplikimet e kompletuara duhet të dërgohen më së voni deri më datë 9 mars 2018, ora 23:59, në adresën e-mail kcsfluxaplikimi@kcsfoundation.org.

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

Çfarë kuptojmë me vullnetarizëm?më shumë