LAJMI I FUNDIT: KCSF diskuton Indeksin e Shoqërisë Civile me donatorët... më shumë
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Ftesë - Lansimi i Platformës Online për konsultime publike

http://konsultimet.rks-gov.net
 
Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovësnr. 05/2016 mbi Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik më 01 janar 2017, Zyra e Kryeministrit ju fton në lansimin zyrtar tëPlatformës Online për konsultime publike, e cila është mjet kryesor përimplementimin e standardeve minimale të miratuara për konsultime publike në procesin e politikë bërjes.

 

Qëllimi i kësaj platforme është të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin ekonsultimeve publike përmes përfshitjes së autoriteteve publike dhejoqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerërelevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmeskësaj platforme sigurohet një proces i komunikimit ndërmjet organevepublike, palëve të interesuara dhe publikut të gjërë, për njëpjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhevendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës epërgjegjësisë së organeve publike ndaj palëve të interesit dhe publikut.  

 

Platforma është zhvilluar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë me mbështetjen e projektit dy vjeçar të financuar nga BE"Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunimme Shoqërinë Civile". Ky aktivitet po përkrahet nga Fondacioni Kosovarpër Shoqëri Civile (KCSF) si bashkëpartner në zbatim të StandardeveMinimale për konsultime me publikun dhe CiviKosi-si përfaqësues i mëshumë se 170 organizatave të shoqërisë civile.

 

Lansimi i Platformes do të mbahet ditën e mërkurë, me 22 shkurt2017, në orën 13:00 -15:30 në Ndërtesën e Qeverisë, kati 0, salla P38,Prishtinë.

Folës:             

  • z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës
  • znj.Natalya Apostolova, Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë–të konfirmohet
  • z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit;
  • znj.Valdete Idrizi, Drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos
  • znj.Venera Hajrullahu , Drejtoreshë ekzekutive e KCSF-së
  • z.Igor Vidacak, Udhëheqës i Ekipit të Projektit të BE-së
 
Për më shumë detaje, ju lutem pranoni të bashkangjitur agjendën.
 
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në email adresën [email protected]

 

Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

A mund të ndërmarrin OShC – të aktivitet ekonomik?më shumë