Adresa Fazli Grajqevci 4/a, 10000, Prishtinë, Kosovë
Tel/Fax: +381 (0)38 248 643
+381 (0)38 248 636
office@kcsfoundation.org
FONDACIONI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE

Programi i bursave të Fondacionit për Shoqëri të Hapur hap mundësinë për aplikim në Civil Society Scholar Awards për vitin akademik 2014- 2015

Kush mund të aplikoj

Në këtë program mund të aplikojnë studentët e doktoraturës të fushave të kërkuara që studiojnë në universitete të akredituara brenda ose jashtë vendit të tyre, dhe ligjëruesit e fakultetit me orar të plotë (që posedojnë diplomë master) të cilët ligjërojnë në universitetet vendore, dhe të cilët janë shtetas të Kosovës. 


Fushat e studimit
Fushat e pranueshme të studimit në përgjithësi përfshin shkencat shoqërore dhe humane. Propozimet kanë të bëjnë me fushat si mëposhtë:

  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja;
  • Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi i burimeve natyrore;
  • Të drejtat ekonomike dhe fuqizimi i të varfërve;
  • Shëndeti publik, puna sociale, dhe zhvillimi i komunitetit;
  • Ligji i ri i medias dhe politika;
  • Arsimi gjithëpërfshirës;
  • Studimet pas konfliktit;
  • Të drejtat e njeriut.

 

Afati i aplikimit
Afati i fundit për aplikim është 27 Prill 2014. Aplikacioni dorëzohet në formë elektronike në ccsa@infoscholar.org. Për informata të detajuara konsultojeni formën e aplikacionit në vijim si dhe linkun: http://www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards.  


Regjistrohu në KCSF

Informohu mbi zhvillimet e fundit duke u regjistruar në databazën e KCSF-së Regjistrohu

Informatori Elektronik i KCSF-së

më shumë

Pyetjet më të shpeshta?

A mund të ndërmarrin OShC – të aktivitet ekonomik?më shumë