Komisioni Europian publikon Raportin e Progresit 2009

Në kuadër të Politikës së Zgjerimit të BE-së, respektivisht instrumentit të Partneritetit Europian, Komisioni Europian sot publikoi Raportin e Progresit vjetor për shtetet kandidate dhe potencialisht kandidate.
Raportet e Progresit shkruhen për secilin vend të Ballkanit perendimorë dhe kanë strukturë të njëjtë. Raportet analizojnë situatën politike të këtyre vendeve për sa i përket fushave si: demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, mbrojtja e minoriteteve dhe bashkëpunimi rajonal. Gjithashtu përmes këtyre raporteve analizohet edhe situata ekonomike dhe përmbushja e kritereve sektoriale të njohura si standardet e BE-së apo Acquis Communautaire.

Përmes këtij raporti bëhet një shqyrtim i kapaciteteve të këtyre vendeve për zbatimin e standardeve Evropiane apo me fjalë tjera mbi përafrimin e legjislacionit dhe politikave të saj me ato të BE-së..

Raporti përpilohet nga informatat dhe analizat e përpunuara nga ana e Komisionit Europian. Në përpilimin e raporteve të progresit  Komisioni përdor burime të ndryshme informatash. Komisioni Europian shfrytëzon informata nga autoritetet vendore, vendet anëtare të BE-së, Parlamenti Europian, organizata ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare si dhe konsulton organizatat vendore të shoqërisë civile.

Progresi i arritur nga vendet kandidate dhe potenciale kandidate vlerësohet në bazë të vendimeve të marra, legjislacionit të aprovuar dhe masave apo veprimeve të zbatuara. Me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë, ligjet apo masat që janë në përgatitje e sipër apo janë në pritje për aprovim nuk merren parasysh. Kjo qasje siguron që vlerësimi dhe progresi i shënuar të jetë objektiv për të gjitha vendet.
Raporti i Progresit i këtij viti është me rëndësi të posaqme për Kosovën, për shkak që shoqërohet edhe me një Studim për Kosovën, të ngjajshëm me Studimin e Fizibilitetit që është nxjerrë për të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perendimor që kanë kaluar këtë fazë.

Për të shkarkuar këtë raport në gjuhën angleze, ju lutem klikoni më poshtë:

Raporti i Progresit për Kosovën 2009 (anglisht) 

Studimi për Kosovën (anglisht)

Lajmet

Janë përzgjedhur vijuesit e gjeneratës së X-të të Shkollës për Integrim Europian

Për të qenë pjesëmarrës të gjeneratës së X-të të kësaj shkolle, janë pranuar 348 aplikacione valide nga kandidatë të të gjitha profileve dhe sektorëve. Komisioni përzgjedhës ka bërë përzgjedhjen e 60 kandidatëve.më shumë...

Ftesë për aplikim për Shkollën për Integrim Europian - Gjenerata e 10-të

Njoftohen të gjithë të interesuarit se ka filluar regjistrimi i aplikantëve për gjeneratën e 10-të të Shkollës për Integrim Europian. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 29 Janar 2010 (e Premte) në ora 12:00.më shumë...

U mbajt konferenca “Rruga e Çekisë drejt Europës: frymëzim për Kosovën”

Prishtinë, 4 Dhjetor 2009 - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me EUROPEUM (Republika Çeke) organizuan konferencën me titull “Rruga e Çekisë drejt Europës: Frymëzim për Kosovën” e cila u mbajt me 4 dhjetor 2009 në GRAND Hotel, Prishtinë.më shumë...

  • Contact
  • Josip Rela Nr:29
  • 10000, Prishtinė
  • Tel/Fax: +381 (0)38 248 643
  • 248 636
  • office@kcsfoundation.org
  • www.kcsfoundation.org